Armëpushimi mes Pakistanit dhe Indisë, i cili deri tani po respektohet, ka sjellë lehtësim të madh për civilët në të dy anët e kufirit.
“Që nga dita kur terroristët sulmuan njerëzit në Pahalgam, kemi mbyllur dyqanet shumë herët dhe kishte pasiguri. Jam i lumtur që të paktën nuk do të ketë gjakderdhje nga asnjëra anë,” tha për agjencinë Reuters Satvir Singh Alhuwalia, 48 vjeç, një tregtar në qytetin Amritsar të Indisë.
Edhe Guruman Singh, një roje sigurie në të njëjtin qytet, u shpreh se familja e tij e telefonon çdo orë për t’u siguruar se është mirë.
“Falë Zotit që ndodhi armëpushimi,” tha ai.



Të tjera
Kosova një pikë epërsi ndaj Shqipërisë
Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë, thelbësore për integrim në BE
BE-ja pritet të rialokojë fondet për Ballkanin Perëndimor në favor të vendeve që kryesojnë procesin e anëtarësimit