Interi nuk heq dorë nga titulli, Asllani i shënon portierit serb të Torinos

Interi nuk heq dorë nga titulli, Asllani i shënon portierit serb të Torinos

Kristjan Asllani ka qenë përsëri protagonist në një tjetër fitore të Interit, teksa ka ndihmuar sot zikaltrit të mundnin 2-0 Torinon në transfertë për të mos u dorëzuar në luftën për titullin.

Interi kaloi në avantazh me anë të Zalevskit e më pas u mundua të administronte rezultatin, në një terren të rënduar ku shiu solli edhe ndërprerjen e sfidës në fundin e pjesës së parë dhe vonesë në fillimin e fraksionit të dy dytë.

Pjesa e dytë filloi me penallti të fituar nga Taremi e transformuar saktësisht nga Asllani, i cili shpërbleu edhe një herë besimin e shokëve të skuadrës për të gjuajtur nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin serb të Torinos, Milinkovic-Savic.

Më pas Interi mendoi të administronte forcat duke thumbuar vetëm me kundërsulme, teksa rezultati 2-0 nuk ndryshoi deri në fund të duelit.s.n.