Përfaqësuesja e Brazilit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një miqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm (e enjte).
Brazili ka udhëtuar drejt ShBA-ve për të zhvilluar një miqësore në ‘Camping World Stadium’ të Floridas, si përgatitje para nisjes së Copa America.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse krejtësisht e barabartë me të dyja skuadrat që krijuan raste, rrezikuan disa herë dhe shënuan nga një gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Rodrygo Goes, i cili shënoi për epërsinë 0-1 pas asistimit të Raphinhas.
Megjithatë, amerikanët barazuan shpejt me anë të Christian Pulisic (26’), i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë u zhvilluar gjithashtu lojë e hapur me shumë raste të krijuara, por ishte Brazili skuadër që diktoi lojën dhe rrezikoi më shumë.
Megjithatë, portieri i vendasve Matt Turner ishte ai i cili ia mohoi golat Endrickut (67’), Rodrygos (74’) dhe Vinicius Junior (76’) dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.
Ndryshe, Copa America fillon me 20 qershor dhe përfundoi me 14 korrik. ShBA-të ndeshjen e parë e luajnë ndaj Bolivisë me 24 qershor, ndërsa Brazili me 25 korrik ndaj Kosta Rikës.



Të tjera
Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri?
Sa kafe duhet të pinë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet