Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i bërë thirrje që të fokusohet te problemet e qytetit dhe jo te polemikat politike.
Në një postim publik, Lajçi tha se Prishtina po përballet me rrëmujë, grumbuj dheu, mbeturina dhe punime të papërfunduara, veçanërisht në zonën pranë Katedrales, duke kërkuar më shumë angazhim për përmirësimin e gjendjes në kryeqytet.
“Prishtina nuk ka nevojë për polemika. Ka nevojë për punë”, ka theksuar ai, duke kujtuar edhe premtimin e Ramës se kishte lënë Londrën për ta “shpëtuar Prishtinën”.
Postimi i plotë:
O Përparim,
O vlla.
O djali i profesorit tim, Kadrushit.
Pse merreni me historitë e të tjerëve, tue harrue arsyen pse erdhe në Prishtinë?
“E braktisa Londrën për me e shpëtue Prishtinën”, kështu deklarove kur erdhe.
Po tash?
Çka ke me i ba Prishtinës, që ka mbetë as livadh, as sërnishtë?
Qyteti po mbytet në dhe, në zall e në rrëmujë, e ju po merreni me muhabete që nesër askush s’i kujton.
Prishtina nuk ka nevojë për polemika.
Ka nevojë për punë.



Të tjera
Real Madridi vendos përfundimisht për të ardhmen e Fede Valverdes
Pas vitesh në listën e të zhdùkurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj
Vance: Është arritur “përparim i madh” në bisedimet me Iranin, do të ketë “përparim shtesë” në orët në vijim