Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë janë takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku është diskutuar situata politike në vend dhe nevoja për veprime të shpejta institucionale, transmeton KosovaPost.
Lidhur me këtë takim, Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar përmes një postimi në X ku kanë bërë të ditur për rëndësinë e formimit të shpejtë të një qeverie të re.
“U theksua nevoja për të formuar shpejt një qeveri të re, në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara në prioritetet kyçe, siç është avancimi drejt integrimit euroatlantik,” thuhet në deklaratën e ambasadës.



Të tjera
“Tash është koha për drejtësi të pavarur”, Haxhiu përshëndetë një vendim
Kurti e ftoi opozitën në takim, reagon Abdixhiku
Kapiteni i Chelseat nënshkruan kontratë të re 6-vjeçare