Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë janë takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku është diskutuar situata politike në vend dhe nevoja për veprime të shpejta institucionale, transmeton KosovaPost.
Lidhur me këtë takim, Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar përmes një postimi në X ku kanë bërë të ditur për rëndësinë e formimit të shpejtë të një qeverie të re.
“U theksua nevoja për të formuar shpejt një qeveri të re, në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara në prioritetet kyçe, siç është avancimi drejt integrimit euroatlantik,” thuhet në deklaratën e ambasadës.



Të tjera
Rregulli i takimit 3-minutësh prind-fëmijë
Dështon zgjedhja e presidentit – Kosova në zgjedhje të parakohshme
Ku mund të lexoni libra shqip në Internet?