Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se s’ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim konsultativ.
Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Limaj ka theksuar se është pro një qeverie të shumicës, duke shtuar se vetëm në mënyrë “krijohen institucione stabile”.
“E kemi thënë para tre muajve, në politikë duhet të bisedohet e takohet. Duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë përgjegjësi…Duhet të tentohet të gjendet një marrëveshje që i shërben shumicës. Mirë që po ndodhin këto, por ne ende s’kemi marrë ftesë dhe s’kam ndonjë përgjigje”, ka thënë deputeti Limaj.



Të tjera
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
SHBA-ja lejonë përkohësisht blerjen e naftës ruse të mbajtur në det
Serbia, importuesja kryesore e armëve në rajon