Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se s’ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim konsultativ.
Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Limaj ka theksuar se është pro një qeverie të shumicës, duke shtuar se vetëm në mënyrë “krijohen institucione stabile”.
“E kemi thënë para tre muajve, në politikë duhet të bisedohet e takohet. Duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë përgjegjësi…Duhet të tentohet të gjendet një marrëveshje që i shërben shumicës. Mirë që po ndodhin këto, por ne ende s’kemi marrë ftesë dhe s’kam ndonjë përgjigje”, ka thënë deputeti Limaj.



Të tjera
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
6 gjëra që një vajzë duhet t’i fshehë edhe nga i dashuri…
Brokoli duhet të konsumohet sa më shumë nga fëmijët