Pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për Stadiumin e Gjilanit, që të gjithë po e presin me padurim, shkruan KosovaPost.
Vendimi i OSHP-së i hap rrugë realizimit të këtij projekti madhor.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tashmë nuk ka më dilema: procedurat ecin përpara dhe Gjilani do ta ketë stadiumin që i takon, sipas standardeve të UEFA-s, ashtu siç kemi premtuar!
“Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit e sportistëve, shihemi së shpejti në stadium”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se është edhe një lajm i mirë.
“Projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern, tashmë është krijuar grupi punues”, tha kryetari Alban Hyseni.



Të tjera
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Ç’po i bën fëmijës tënd duke i lënë telefonin/tabletin në dorë?
Dukagjini mbetet pa trajner, ndahet me Ndue Përgjokajn