Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i NISMA-s Socialdemokrate, Endrit Shala, ka deklaruar se partia e tyre ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga Presidentja Vjosa Osmani lidhur me konsultimet e paralajmëruara për datën 15 maj.
“Jo, deri më tani NISMA Socialdemokrate nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konsultimet e paralajmëruara nga Presidentja,” u shpreh Shala.
Ai gjithashtu theksoi se qëndrimet politike të partisë i artikulojnë vetëm përfaqësuesit zyrtarë të saj.
“Unë dua të nënvizoj se për qëndrimet politike dhe institucionale të NISMA-së nuk delegohen, për to flet vetë NISMA, përmes kryetarit të saj apo përfaqësuesve zyrtar të saj,” shtoi ai për FrontOnline.
“Si subjekt parlamentar, ne presim që çdo komunikim institucional të zhvillohet me respekt ndaj përfaqësimit të secilit subjekt në Kuvend,” përfundoi Shala.
Të tjera
Gjermania i kërkon Iz*raelit të heqë dorë nga plani për pushtimin e qytetit të Ga*zës
Shqipëria e publikon formacionin zyrtar ndaj Gjibraltarit
Kërcënimet ndaj Kurtit, Ekspertët: Sinjale të agresionit hibrid të Serbisë kundër Kosovës – duhen masa urgjente!