E gjithë vëmendja është për ndeshjen e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Shqipëria po përgatitet ashtu si i ka hije dhe me të vetmin synim: Fitore ndaj Serbisë.
“Ka mbetur më pak se një muaj deri në ndeshjen midis Shqipërisë dhe Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe, pas vendimit të fundit të Federatës Shqiptare, është e qartë se ‘Shqiponjat’ i pret një ferr i vërtetë në Tiranë më 7 qershor.
Deri më tani, Serbia dhe Shqipëria janë përballur në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2016, kur shqiptarët morën fitoren përfundimtare pas kualifikimit për turneun kontinental.
“Më herët u tha se qytetarët e Kosovës nuk e kanë të drejtën që të blejnë bileta për ndeshjen në Tiranë, megjithatë, në orët e mbrëmjes së djeshme, mbërritën informacione ndryshe.
Shumë media në Serbi raportuan lajmin se kosovarët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshje, duke shkaktuar zemërim në Prishtinë dhe pjesë të tjera të Kosovës.
Kishte edhe nga ata që e karakterizuan gjithçka si një tradhti të shqiptarëve ndaj popullit të Kosovës.
Megjithatë, gjërat janë ndryshe”, shkruan më tej.
“Për shkak të interesit të madh, FS e Shqipërisë ka vendosur të zgjedhë blerësit e biletave përmes një shorti, pas së cilës ata do të kenë mundësinë të blejnë bileta.
UEFA më parë i ndëshkoi shqiptarët, kështu që ndeshja do të luhet me 20 për qind më pak kapacitet”, – ka nënvizuar media boshnjake.
Shqiptarët i kanë nisur tashmë kualifikueset me një fitore ndaj Andorrës dhe kanë pësuar një humbje kundër Anglisë.
Grupi përfshin edhe Letoninë.
Të tjera
Botërori i Shqipërisë nën shenjën “11”, kuqezinjtë luajnë shansin e madh në Beograd
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Rama njofton zgjedhje të parakohshme për Bashkinë Tiranë