“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë ”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

Protestat masive kombëtare kundër Ramës, Marjana Koçeku nga PE: Kanë qenë ditë plot shpresë, Europa është strehë…

Teksa vijojnë protestat qytetare në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, deputetja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku e cilësoi Europën si orientimin më natyror të Shqipërisë dhe një hapësirë ku, sipas saj, kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë mbështetje.