Të mërkurën janë kryer gërmime në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, pasi dyshohet se është zbuluar një trup që mund t’i përkasë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.
“Po, ka gjetje, mund të jenë të luftës, por këtë e përcakton ADN-ja,” ka deklaruar shkurt Hoti.
Autoritetet janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së për të konfirmuar identitetin dhe prejardhjen e mbetjeve trupore të gjetura.



Të tjera
Nga dehidratimi deri tek mishi i kuq, faktorët që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj
Çitaku: Kurti tejkaloi kompetencat dhe cenoi rendin kushtetues
Pacolli: Po përgatitemi për një mandat edhe më të fuqishëm