Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është përgjigjur ashpër kritikave të kancelarit gjerman Friedrich Merz për mënyrën se si e ka trajtuar luftën kundër Iranit. Sipas tij Merz nuk e di për çfarë po flet.
“Kancelari gjerman Friedrich Merz mendon se është e drejtë që Irani të ketë një armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng. Po bëj diçka me Iranin, tani për tani, që kombet e tjera, ose presidentët, duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe ndryshe!”, ka theksuar Trump.



Të tjera
Sa kushton një “fytyrë për Instagram”
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec