Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi se takimi me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin shpreson që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale.
Deliu-Kodra ka pritshmëri se ky takim do të ndikoj në daljen nga kriza politika aktuale në vend.
“I rëndësishëm është fakti që për ftesën e PDK-së, me datë 15 do ta kemi takimin me presidenten Osmani. Është mirë që pjesëmarrja është konfirmuar nga të gjithë. Ky takim shpresoj të prodhoj dalje nga ky ngërç nga i cili ndodhet Kosova. Shpresoj që që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale. Mbetet të shihet, por pritjet janë që të kemi dalje nga kriza politike”, shprehet Deliu-Kodra për FrontOnline.



Të tjera
Shefi i OKB-së thotë se ka “rrugët diplomatike” në dispozicion për të ndaluar lu*ftën në Liban
Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
Si po rikthehet retorika fetare në luftën me Iranin