Për sot ishte planifikuar që të takohen ballë për ballë në Stamboll, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu rus Vladimir Putin.
Megjithatë në bisedimet për paqe në Turqi, është bërë e ditur se Putin nuk do të marrë pjesë.
E me këtë veprim të liderit rus duket se nuk është befasuar presidenti amerikan Donald Trump.
Duke iu përgjigjur pyetje për mos-shfaqjen e Putinit, Trump tha: “Pse do të shkonte nëse nuk shkoj unë”.
“Nuk mendoj se ishte e mundur që të shkoj nëse unë nuk jam atje. Do të shkoja në Turqi për negociatat Ukrainë-Rusi të premten, nëse do të ishte e përshtatshme”, shtoi presidenti amerikan.



Të tjera
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive