Kompania Stridar Kosovo, në partneritet me kompaninë amerikane Stridar Inc., ka prezantuar zyrtarisht platformën tokësore pa pilot (UGV) SideRunner, duke shënuar njëkohësisht fillimin e prodhimit të saj në Kosovë.
Prezantimi publik u zhvillua më 30 qershor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në kuadër të festimeve Freedom250, të organizuara me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SideRunner është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Stridar Inc. dhe Stridar Kosovo, me synimin që Kosova të shndërrohet në një qendër prodhimi dhe eksporti të kësaj platforme për tregjet evropiane, amerikane, të Lindjes së Mesme dhe tregje të tjera ndërkombëtare.
Platforma është zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht bazuar në përvojat dhe komentet e njësive ukrainase dhe përdoruesve të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa është testuar edhe në bashkëpunim me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për të përmbushur kërkesat operacionale të misioneve moderne.
Para prezantimit publik, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës vizitoi objektet e Stridar Kosovo, i shoqëruar nga përfaqësues ushtarakë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me kapacitetet prodhuese të kompanisë dhe me platformën SideRunner, ku u ofrua mbështetje për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë dhe interesim për bashkëpunim në të ardhmen.
Fillimi i prodhimit të SideRunner konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, pasi vendi përfshihet jo vetëm në përdorimin, por edhe në projektimin, prodhimin dhe eksportin e teknologjive të avancuara. Projekti pritet të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese vendore dhe në forcimin e pozitës së Kosovës në industrinë ndërkombëtare të teknologjive të mbrojtjes.
Video KËTU



Të tjera
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
Prótestë e tensíone para Kuvendit në Shqipëri – përplasje me policinë dhe mbi 20 të shoqëruar
“E papranueshme” – Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhúnën policore ndaj protestuesve në Tiranë