Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë. Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik viziton Shqipërinë në një vizitë zyrtare.
Starmer dhe delegacioni që e shoqëron do të takohen fillimisht me presidentin Bajram Begaj në orën 10:30.
Pas takimit me kreun e shtetit, Steimer do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa midis tyre do të zhvillohet një konferencë e përbashkët në orën 12:40.
Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë më 16 maj.
Sot liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor pritet të arrijnë në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Europës të zhvendosur në Sheshin “Skënderbej”.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim