Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedime që synojnë përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ora e saktë për fillimin e negociatave me delegacionin ukrainas nuk është konfirmuar ende, raportoi agjencia, duke cituar burime pranë negociatorëve rusë.
Bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll ishin propozuar nga vetë udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, por deri vonë Putin nuk kishte konfirmuar nëse do të merrte pjesë personalisht.
Vetëm vonë të mërkurën në mbrëmje u bë e ditur se Vladimir Medinsky do të udhëhiqte delegacionin rus.
Medinsky, një këshilltar presidencial dhe ish-ministër i Kulturës, konsiderohet si një peshë e lehtë në Moskë.
Ai më parë kishte udhëhequr negociatat e fundit të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në vitin 2022, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.atsh.



Të tjera
Superliga në mesjavë, sot do të luhen tri ndeshje
Pas 10 muajsh me plumb në mushkëri, 28-vjeçari trajtohet me sukses në QKUK me metodë moderne
Osmani reagon pas shpërndarjes së Kuvendit, ka një thirrje për qytetarët