Messi përfshihet në një debat të ashpër me gjyqtarin pas ndeshjes (Video)

Messi përfshihet në një debat të ashpër me gjyqtarin pas ndeshjes (Video)

Lionel Messi pati një nga momentet më të trishtuara të karrierës së tij pasi Inter Miami barazoi 3-3 me San Jose Earthquakes në kuadër të Major League Soccer.

Inter Miami luajti jashtë fushe të mërkurën në mbrëmje, duke lëshuar mundësinë për tri pikë.

Ekipi nga Florida e gjen veten në vendin e pestë në tabelë pasi humbën pikë të tjera pas një humbjeje 4-1 ndaj Minnesota në fundjavë.

Frustrimet filluan për kapitenin i ekipit, Messi, i cili po ziente pas vërshëllimës së fundit dhe u përball me gjyqtarin Joe Dickerson.

Fituesi i tetëfishtë i “Topit të Artë” dukej i tërbuar me vendimin e gjyqtarit për të mos i dhënë një goditje dënimi jashtë zonës dhe i tregoi atij se çfarë mendonte për këtë pas ndeshjes.

Gjyqtari nuk po i pranonte asnjë nga protestat e tij dhe menjëherë i tregoi kartonin e verdhë.

Por legjenda e Barcelonës nuk ishte ende i lumtur dhe u kthye te gjyqtari për të protestuar më tej.

Messi i nervozuar rrezikoi të merrte një karton të kuq pothuajse të paprecedentë, me Dickerson që i tha: “A do që të të përjashtoj? Largohu!”.

Por ai u desh të ndalohej nga anëtarët e stafit të trajnerëve të San Jose Earthquakes, me trajnerin e Earthquakes, Bruce Arena, i cili mori vendimin për të ndërhyrë në një përpjekje për të ndaluar përjashtimin e Messit.s.n.