Ditën e sotme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pretendoi se mendonte se SHBA-të ishin pranë nënshkrimit të një marrëveshje bërthamore me Iranin.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se edhe një zyrtar i lartë iranian tha se vendi është i përgatitur të bëjë një numër lëshimesh në lidhje me programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.
Por sot Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë atë që tha Trump, duke e përshkruar Presidentin amerikan si “naiv që mendon se mund të vijë në rajonin tonë, të na kërcënojë dhe të shpresojë që ne të tërhiqemi para kërkesave të tij”, shkruan A2CNN.”Ne kurrë nuk do të negociojmë dinjitetin tonë, kjo është në gjakun e çdo iraniani”, tha Pezeshkian, sipas mediave iraniane.



Të tjera
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
Prótestë e tensíone para Kuvendit në Shqipëri – përplasje me policinë dhe mbi 20 të shoqëruar
“E papranueshme” – Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhúnën policore ndaj protestuesve në Tiranë