Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Kupën Botërore që po mbahet në ‘Feliks Stamm’ të Polonisë.
Boksierja jonë është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu duke mundur italianen Rebecca Nicoli në duelin gjysmëfinale.
Sadiku pas fitores ndaj italianes, është shprehur shumë e lumtur më suksesin e arritur. Ajo thotë se mezi e pret finalen dhe shpreson në medaljen e artë.
“Sot arrita fitoren e dytë në Poloni. Jam shumë e lumtur. E kam pasur përball një boksierë mjaft të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam arritur deri këtu”, ka thënë Sadiku.
“Finalen e presë më padurim dhe më shumë entuziazëm. Shpresoj së do të stolisem më medalje të artë”, ka theksuar Donjeta Sadiku./rtk



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim