Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.
“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona, oranews.Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.



Të tjera
Pesë efektet anësore të qumështit
Shefi i OBSH-së: Mbi 1.300 vdekje të lidhura me valën e të nxehtit në Evropë që nga 21 qershori
37 persona procedohen në gjykatë për nxitje të urrejtjes gjatë ‘Vidovdanit’