Max Verstappen ka realizuar një tjetër paraqitje spektakolare në Kampionatin Botëror të Formulës 1, duke fituar Çmimin e Madh të Emilia Romanjës në pistën legjendare të Imolas.
Piloti holandez i Red Bull-it vazhdon të dominojë skenën, teksa la pas rivalët me një performancë mbresëlënëse që i siguroi pozicionin më të lartë në podium.
Pas tij, dy pilotët e skuadrës McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, plotësuan podiumin me një paraqitje solide që konfirmon rritjen e vazhdueshme të makinës britanike.
Kjo fitore e radhës e Verstappen forcon pozitat e tij në renditjen e përgjithshme të kampionatit dhe tregon edhe një herë superioritetin e tij dhe të Red Bull-it në pistë.
Spektakli në Imola i dhuroi tifozëve emocione të shumta, ndërsa gara për titullin botëror mbetet ende e hapur, me McLaren dhe skuadrat e tjera që po përpiqen të thyejnë dominimin e kampionit në fuqi./rtk



Të tjera
Të jetuarit në zonat rurale disavantazh për mposhtjen e kancerit
Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar propozimin e paqes
Vetëvendosje e publikon listën e 110 kandidatëve për deputetë