Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë.
Vizitën e saj, fillimisht e raportoi e para Klan Kosova, pas një konfirmimi që vet Kallas i bëri mediumit, ku më vonë, do të njoftonte mbi arsyet e ardhjes së saj edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo shprehej se meqë këtë javë do gjendet në një vizitë të planifikuar jashtë vendit, takimin me Kaja Kallas e zhvilloi në Tiranë.
Ndër tjera presidentja Osmani, u shpreh se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.



Të tjera
Nesër bllokohet rruga në fshatin Kurshumli, QKMK me thirrje për evitim
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin
Rrahmani feston Superkupën e Italisë me Napoli