Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.
Temë e diskutimit ishte zbatimi i hapave në kuadër të Agjendës së Reformave që ndërlidhen me rolin e komunave sikurse rinovimi i ndërtesave, efiçensa e energjisë e ndriqimi publik dhe veprime tjera.
Zulfaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit duke theksuar se qytetarët jetojnë në komuna dhe se reformat nga Plani i Rritjes ndikojnë direkt në jetën e tyre.
Ibrahimi e uroi z. Zulfaj për përgjegjësinë e re, dhe shprehu gatishmërinë e Asociacionit për të kontribuar në procesin e zbatimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF).



Të tjera
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropian
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in të pajisur dhe të përgatitur mirë
Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës