Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.
Në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thanë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke shtuar “do të informojmë opinionin për çdo zhvillim të ri në lidhje me hetimet”.
Telegrafi po ashtu është munduar të kontaktoj edhe zyrën për media të Policisë së Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.



Të tjera
10 fakte interesante rreth martesës
OKB: 60 për qind e familjeve në G@za nuk kanë qasje të përditshme në ujë të pastër mes su*lmeve të vazhdueshme
Bajqinovci: Opozitës i kërkuam emra për president mbipartiak, por nuk pati asnjë lëvizje