Kërcënimi i fundit ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, është vetëm një hallkë në zinxhirin e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë që ajo ka marrë ndër vite.
Kështu ka deklaruar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, duke theksuar se institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj autorëve të këtyre kërcënimeve, pavarësisht identitetit shpesh të qartë të tyre.
“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, ka thënë Kupina.
Të tjera
Ajo që mungon në Dardani është pastërtia, shërbimet komunale dhe hapësirat publike
Serbia – Shqipëria luhet në Leskovc
E bëra gjithmonë në shërbim të vendit