Presidenti ukrainas, Zelensky thotë se Kievi po shqyrton një takim të nivelit të lartë midis Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, vendeve të BE-së dhe Britanisë si një hap drejt përfundimit të luftës.
Pasi foli sot me Trumpin, ai tha se dëshiron që takimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se mund të organizohet nga Turqia, Vatikani ose Zvicra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Thirrja e tij e mëparshme me presidentin amerikan çoi në një bisedë me udhëheqësit e Francës, Finlandës, Gjermanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian.
“Jam shumë i përqendruar, është një kohë sfiduese (jo e lehtë) për ne tani,” tha ai.
Një shkëmbim i madh të burgosurish midis dy vendeve mund të ndodhë gjithashtu brenda ditësh ose javësh, tha ai.



Të tjera
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë
Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës në industrinë e qumështit: Po dëmton fermerët dhe konsumatorët
Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate