Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
PSRK ka ngritur aktakuzë me propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj I.P.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.
“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale.
Të tjera
Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht
Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-s