Vendet e BE-së bien dakord të heqin sanksionet ekonomike kundër Sirisë.
Marrëveshja u arrit në nivel ambasadorësh të martën në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve AFP.
“ Nuk kemi zgjidhje tjetër. “Ose u japim atyre (Sirisë) mundësinë për të stabilizuar vendin – ose marrim diçka që i ngjan Afganistanit”, tha shefja e Punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë rrugës për në takimin e ministrave të jashtëm që po zhvillohet paralelisht në Bruksel.
Përpara diskutimit në atë takim, Maria Malmer Stenergard, ministre e Jashtme e Suedisë thekson rëndësinë e procedimit “në një mënyrë të zgjuar”.
“Duhet të sigurohemi që ekonomia të rimëkëmbet. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të arrihet një ekuilibër në mënyrë që të kemi sanksione të kthyeshme. Nëse regjimi nuk i zbaton reformat e nevojshme, atëherë duhet të jetë e mundur edhe rivendosja e tyre”, tha ministrja Stenergard para takimit.rtk.
The post BE-ja heq san*ksionet Sirisë appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Rritet në 64.605 numri i palestinezëve të vr*arë nga su*lmet iz*raelite në Ga*za
Basha priti në takim Ambasadorin e Turqisë, flasin për konstituimin e Kuvendit
PDK proteston më 14 shtator në Hagë për drejtësi ndaj UÇK-së