Ushtarët amerikanë në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR, së fundmi u bashkuan me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës për një stërvitje tre-ditore, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e misionit paqeruajtës u tha se kjo stërvitje kontribuon në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të KFOR-it.
“Partneritetet me elementët e reagimit ndaj emergjencave në Kosovë kontribuojnë në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it. Këto përpjekje kanë efekte afatgjata në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u tha në postimin e KFOR-it.



Të tjera
“Aptamili” me bakter të rrezikshëm, AUV kërkon tërheqjen e produktit nga tregu
Ngritet aktakuzë ndaj Ylber Hysenit, Afrim dhe Melihate Gashit për dallavere me pronën milionëshe në Veternik
Një portokall në ditë mban larg verbërinë