Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka reaguar ish-këshilltarit të Presidentit Hashim Thaçi Artan Behrami i cili mbrëmë në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se PDK-ja nuk do ta mbështesë Haxhiun pasiqë sipas tij ajo pengoi mbrojtjen dinjitoze të Thaçit në Hagë.
Sallahu ka thënë se është e pavërtetë se janë ndaluar fondet për mbrojtjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së dhe se deri më tani qeveria e Kosovës ka paguar 32 milionë euro.Ai në një postim ne llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se po vazhdon ekzekutimi i pagesave sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Postimi i tij i plotë:
“Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbrojtjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Nga viti 2021, kur edhe ka filluar ekzekutimi i pagesave, e deri me 16 maj 2025, kemi ekzekutuar për mbrojtjen financiare të ish krerëve të UÇK-së, 31 milionë e 985 mijë e 214 euro.
Ata që e kanë bërë Gjykatën Speciale, kot mundohen të mashtrojnë me gënjeshtra! Ministria e Drejtësisë do ta adresojë secilën përgjegjësi që ka. Kushëdo që është i/e interesuar të dijë më shumë për shpenzimet, jemi të hapur t’ju ofrojmë qasje.”, ka shkruar në Sallahu.
Të tjera
Sonte tri ndeshje super interesante në Champions League
Kosova përfaqësohet në panairin më të madh të mbrojtjes dhe sigurisë në botë – DSEI UK 2025
Lajme të këqija për Realin, Alexander-Arnold do të mungojë 3-4 javë