Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përpiqen të blejë kohë dhe duhet të përballet me më shumë sanksione.
Zelensky gjithashtu është shprehur se lufta duhet të përfundojë përmes negociatave, por sipas tij, duhet të ketë propozime të qarta dhe realiste, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Është e qartë se Rusia po përpiqet të blejë kohë për të vazhduar luftën dhe pushtimin”, ka thënë ai përmes Telegramit.
“Sanksionet kanë rëndësi. Ukraina është e gatshme për çdo format efektiv negociatash”, ka shtuar tutje presidenti ukrainas.



Të tjera
Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit
8 kurat natyrale që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës
10 kuriozitete rreth bebeve!