Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me projektin e stadiumit të qytetit të Gjilanit, duke e quajtur një lajm shumë të mirë për sportin, qytetin dhe shtetin. Ai theksoi se ky projekt ka rëndësi të veçantë edhe për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, përcjell KosovaPost.
“Punët e mira dhe të mbara, vetëm vonim se shpëtim nuk kanë. Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Lajm shumë i mirë për sportin, qytetin e shtetin. Edhe për Lojërat Mesdhetare 2030. Le të nisin punimet sa më parë!”, ka shkruar Kurti.
Sot është nënshkruar kontrata për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan, duke shënuar hapin e parë konkret drejt realizimit të këtij projekti të shumëpritur nga qytetarët gjilanas.
Për këtë zhvillim kanë reaguar më herët edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Të dy shprehën entuziazmin për finalizimin e procedurave dhe nisjen e afërt të punimeve në një nga infrastrukturat më të rëndësishme sportive.
Të tjera
Reshje të shiut në Kosovë, policia bën thirrje për kujdes në trafik
Arrestohet 73-vjeçari në Zveçan, policia sekuestron armë dhe municion
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro