Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar për pezullimin e bisedimeve për një marrëveshje të re tregtare me Izraelin dhe vendosi sanksione ndaj kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor, në përgjigje të ofensivës ushtarake të vazhdueshme në Gaza dhe bllokadës së ndihmës humanitare.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka theksuar se qeveria nuk mund të vazhdojë bashkëpunimin tregtar me një shtet që ndjek “politika të skandaloze” dhe shpërfill shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë.
Ai ka kritikuar ashpër bllokimin 11-javor të ndihmës për Gazën, duke e quajtur atë “mizore dhe të pambrojtshme”.
“Historia do t’i gjykojë ata, tha Lammy. Bllokimi i ndihmës. Zgjerimi i luftës. Shpërfillja e shqetësimeve të miqve dhe partnerëve tuaj. Kjo është e pambrojtshme. Dhe duhet të ndalet”, ka deklaruar Lammy.
Ambasadorja izraelite në Londër, Tzipi Hotovely, u thirr në Ministrinë e Jashtme britanike, ndërsa Bashkimi Evropian njoftoi se është duke shqyrtuar marrëdhëniet tregtare me Izraelin, me një shumicë të vendeve anëtare që kërkojnë masa ndaj krizës humanitare në Gaza.



Të tjera
Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës në industrinë e qumështit: Po dëmton fermerët dhe konsumatorët
Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate
Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja