Në një intervistë për një televizion polak, portieri i Barcelonës, Wojciech Szczęsny, ka ndarë mendimet e tij për të ardhmen, për talentin shpërthyes të Lamine Yamal dhe për atë që e konsideron si portierin më të mirë aktualisht në La Liga.
Sa i përket të ardhmes së tij me Barcelonën, Szczęsny tha:
“Tani është momenti i duhur për të diskutuar të ardhmen time me klubin. Doja të mbyllnim sezonin përpara se të flisnim për kontratën. Nëse do të rinovoj, do ta bëj duke pasur parasysh se ndoshta sezonin e ardhshëm do të kem një rol më të rezervuar, por me qëllimin për të kontribuar me përvojën time. Kjo është një situatë e re për mua dhe kërkon një vendim serioz.”
Portieri polak theksoi se nuk e sheh si problem nëse nuk do të jetë zgjedhja e parë:
“Nuk është çështje hierarkie mes meje dhe Ter Stegen. Ajo që do të ndikojë realisht në vendimin tim është situata familjare, nëse do të vazhdojmë jetën tonë në Barcelonë apo ndoshta në Marbella. Vendimi do të merret së bashku me familjen time.”
Kur u pyet për fenomenin Lamine Yamal, Szczęsny u shpreh i mahnitur:
“Është e pabesueshme çfarë niveli talenti ka. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është maturia në lojën e tij. Një 17-vjeçar që di të ngadalësojë lojën, të analizojë situatat dhe të reagojë me mençuri… është e rrallë. I meriton të gjitha elozhet dhe, pse jo, mund ta shohim duke garuar për ‘Topin e Artë’ këtë vit.”
Ndërsa për pyetjen se kush ka qenë portieri më mbresëlënës i këtij sezoni në La Liga, Szczęsny befasoi me përgjigjen e tij:
“Joan Garcia i Espanyolit më ka impresionuar shumë. Për mua është një nga portierët më të mirë jo vetëm në Spanjë, por edhe në gjithë Europën.”
Një intervistë e sinqertë dhe reflektuese nga Szczęsny-t, që lë të hapura të gjitha skenarët për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.s.n.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin