Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka pritur në takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, transmeton KosovaPost.
Policia njofton se Hoxha e Prattipati kanë diskutuar për cështje të sigurisë së përgjithshme në Kosovë.
“Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me situatën e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe tema të ndryshme në interes të organizatës policore. Nga drejtori Hoxha, ndër të tjera u tha se Policia e Kosovës bazuar në detyrat, misionin dhe vizionin e saj, si një polici profesionale, po përmbush me sukses objektivat e saja strategjike, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.”
Hoxha dhe Prattipati kanë folur edhe për “rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve me qëllim që ata dhe komunitetet e tyre të mbahen të sigurta në mënyrë efektive”.
“Dy palët diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve me qëllim që ata dhe komunitetet e tyre të mbahen të sigurta në mënyrë efektive. Drejtori Hoxha shprehu gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”.



Të tjera
Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike
Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër
Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia