Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më .05.2026, rreth orës 18:00, kur i dyshuari, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, përveç dhunës psikike, dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si dhunë në familje.