Komuna e Pejës ka hapur panairin artizanal “Prekje tradicionale, perspektiva moderne”, të shoqatës turke “Gerçek”.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, komuna e Pejës ka njoftuar qytetarët për hapjen e këtij panairi në Galerinë e Arteve në Pejë.

“Është hapur panairi artizanal me thurrje tradicionale, perspektiva moderne e shoqatës turke “Gerçek”, kanë njoftuar nga komuna.
Shoqata “Gerçek”, ka për qellim solidaritetin e gruas nëpërmjet këtij panairi ka shfaqur punimet, talentin e tyre, përvojën dhe aftësitë e grave, të cilat i kanë fituar nëpërmjet kurseve, që i kanë ndjekur disa muaj me radhë.

Gjithashtu në këtë panair patën mundësi të pranshmit ti shohin punimet në të cilat ndërthuren prekjet tradicionale të ndërthurura me ato moderne.

Të pranishmit në hapjen e këtij panairi ishin Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka, kryetari i shoqatës “Gerçek”, Omer Agallar, Drejtoresha e shoqatës “Gerçek”, Isik Kaytaz, si dhe përfaqësuesit e Institutit Yunus Emre.
Të tjera
Nominimi në bazë të shortit i Nenad Rashiqit është i ligjshëm, Lista serbe nuk ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit
Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Bllokohen autostradat në Tel Aviv – po rritet zemërimi i izraelitëve kundër Netanyahut