Endrit Thaçi me mesazh emocional për ish-krerët e UÇK-së: Kosova ju pret

Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Me këtë rast, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi me babain e tij, duke e shoqëruar me një mesazh:

“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në Instastory.