Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se kishte folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Ai shtoi se me të parin e NATO-s kishin diskutuar hapat e përbashkët dhe nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë për të siguruar “një paqe të drejtë”.
“Është e rëndësishme që të gjitha vendimet të koordinohen. Atëherë sanksionet do të funksionojnë”.
“Pa presion mbi Moskën, një paqe e drejtë nuk mund të arrihet. Të gjithë e kuptojnë këtë”, tha Zelensky në Telegram, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty
Komisioni për Persona të Zh*dukur jep detaje për mbetjet mortore të mundshme të viktimave të lu*ftës në Rahovec
Kanë qenë të padrejta që në fillim