Punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, kanë nisur grevën e para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Në njoftimin e Shoqatës Sindikale të “Pastrimit” për grevën, thuhej se qëllimi i saj është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja, “si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”.“Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”; Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, thuhej në njoftim.



Të tjera
10 ushqime që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin
Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike
Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër