Kreu i Partisë Demokratike të opozitës izraelite jashtë parlamentit dhe ish-zëvendësshefi i Shtabit, Yair Golan tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është përgjegjës për sulmin ku u vranë dy punonjës të ambasadës izraelite në Washington të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Golan, në postimin në llogarinë e tij në X tha se ndante dhimbjen e stafit të ambasadës që u vra.
Ndërsa qeveria izraelite pretendon se arsyeja e sulmit ishte “antisemitizmi dhe urrejtja ndaj Izraelit”, Golan tha se ishte “qeveria kahaniste e Netanyahut” që po nxiste “antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit”.
“Si rezultat i politikave të Netanyahut, ekziston një izolim politik dhe rrezik i paparë për çdo hebre në çdo cep të botës”, tha Golan.
Dy persona që punonin në ambasadën Izraelite në Washington u vranë në një sulm të armatosur në kryeqytetin e SHBA-së.
Shefja e Policisë Metropolitane të Washingtonit, Pamela A. Smith në konferencën për media tha se sulmuesi ishte 30-vjeçari Elias Rodriguez.
Ajo theksoi se pasi Rodriguez u ndalua i dyshuari bërtiti “Liri Palestinës”.
Të tjera
Ministres së Shëndetësisë në Suedi i bie të fikët gjatë konferencës
Lu*fta në Ukrainë dhe tm*erret në Ga*za, shkatërrues të mitit se Perëndimi është “tokë e premtuar”
Tifozët serbë me thirrje “Kosova – Serbia” në ndeshjen kundër Anglisë