Deputetja Duda Balje ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.
“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, tha ajo.
Nëse ju e votoni Albulena Haxhiun apo…?– e pyetën gazetarët.
“Po, nuk ka qenë direkt por…Është një shoqe, një mjeke e Kosovës. Disa herë jemi taku rastësisht.Përgjigja ime ka qenë jo, kam refuzu sepse unë nuk i njoh këta persona dhe vërtet ka qenë e papranueshme. Ka pasë dy tri thirrje”, tha ajo.g.e.



Të tjera
Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
Mercedes fiton çmimin e madh të Austrisë, dështon Ferrari
Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës