Ka mbërritur më në fund komunikata e shumëpritur nga Real Madridi, që zyrtarizon ndarjen me trajnerin Carlo Ancelotti. Trajneri italian, përmes rrjeteve të tij sociale, ka ndarë një mesazh që përmbledh vitet e mbushura me suksese dhe trofe:
“Sot ndahemi sërish. Sot mbaj në zemër çdo moment të jetuar gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme të dytë si trajner i Real Madridit. Kanë qenë vite të paharrueshme, një udhëtim i pabesueshëm, i mbushur me emocione, trofe dhe, mbi të gjitha, me krenarinë për të përfaqësuar këtë emblemë.
Faleminderit presidentit Florentino Pérez, klubit, lojtarëve të mi, stafit tim dhe, mbi të gjitha, kësaj tifozerie unike që gjithmonë më ka bërë të ndihem si një prej tyre. Ajo që kemi arritur së bashku do të mbetet përjetë në kujtesën e tifozëve të Real Madridit, jo vetëm për triumfet, por edhe për mënyrën se si i kemi arritur. Netët magjike të Bernabéut tashmë janë pjesë e historisë së futbollit.
Tani nis një aventurë e re, por lidhja ime me Real Madridin është e përjetshme. Shihemi së shpejti, tifozë të Real Madridit. Hala Madrid e asgjë tjetër.”
Carlo Ancelotti është bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e Real Madridit:
3 Kupa të Kampionëve
3 Kupa të Botës për Klube
3 Superkupa të Europës
2 tituj të La Ligës
2 Kupa të Mbretit
2 Superkupa të Spanjës
Në total, 15 tituj në gjashtë sezone.s.n.
.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin