Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të premten ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Më 23 maj, ligjbërësit refuzuan për të dymbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të premten, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Mirëpo ajo që u vë re ishte prezenca e PDK-së në seancën konstituive, ani pse Memli Krasniqi kishte deklaruar para gazetarëve “do të shihemi më rrallë”.
Pas dy seancave të fundit, në vend të Krasniqit para gazetarëve po del nënkryetarja dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.
E në lidhje me këtë temë ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai shpjegon prapavijën e deklaratës së Krasniqit duke përmendur raportin e tij me Ramën.
“Deklarata e kryetarit të partisë demokratike, mund të shpjegohet në dy mënyra:
Së dyti, me këtë deklaratë Krasniqi ka dëshmuar se partia demokratike është në aleancë të plotë me Ramën, argatin e kryekriminelit Vuçiç, me të cilin ka si objektiv kryesor krijimin Asociacionit, që s’është gjë tjetër, veçse një minë me sahat për shkallmimin e pavarësisë së Republikës së Dardanisë”, u shpreh ai.
Më tej, profesori thekson që partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje mes vete për të dalur nga ngërçi që është krijuar.
Gjithashtu përmend se me këto qëndrime të tyre opozita po tregon që është në shërbim të Serbisë.
“Marrëveshja e partive politike për zhbllokimin e situatës, duhet të arrihet detyrimisht, për të kaluar në zgjedhje të reja, përndryshe partitë opozitare, me qëndrimin antikombëtar që po mbajnë që pas 09 shkurtit, e kanë dëshmuar shkoqur fare se janë agjenturë e Beogradit dhe Republikën e Dardanisë e kanë turpëruar keq në sytë e mbarë opinionit ndërkombëtar, i cili, për fatin tonë tragjik, pasojë e përçarjes sonë shumëshekullore, vetvetiu vjen në përfundimin se shqiptarët nuk janë të aftë të ndërtojnë shtet”, përfundoi profesori Ymeri
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut