Pas një deklarate përmes së cilës akuzoi liderët e Francës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar se po nxisin antisemitizmin dhe po mbështesin Hamasin, lideri izraelit është akuzuar për shpifje dhe ndjekje të një lufte pa fund.
Në një përplasje të pazakontë me aleatët më të ngushtë të Izraelit, Netanyahu akuzoi kritikët perëndimorë se po braktisin Izraelin në luftën për ekzistencën e tij. Megjithatë, sipas The Guardian, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, e ka cilësuar këtë deklaratë “shpifëse” dhe ka thënë se mbështetja për zgjidhjen me dy shtete nuk është as nxitje e antisemitizmit, as mbështetje për Hamasin.
Nga ana tjetër, ministri britanik i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin pa vonesë të pengjeve nga Hamas, si dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza, kurse Gjermania ka kritikuar ndihmat e pakta dhe të vonuara për Gazën.
Ndërkohë, ministrat e vendeve arabe kanë paralajmëruar se Netanyahu po dëmton imazhin ndërkombëtar të Izraelit dhe po ndjek një luftë të paqëndrueshme pa qëllime të qarta, ndërsa SHBA-të po tregojnë se diplomacia direkte mund të sjellë edhe lirimin e pengjeve./express
Të tjera
Jam shumë krenar me ekipin
Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar
Osmani: Me Kosovën përgjithmonë