Napoli është shpallur kampion i Serie A, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Cagliarit – një fitore ku kontribut dha edhe Amir Rrahmani me një asist të jashtëzakonshëm.
Java e 38-të e sezonit shënoi fundin e këtij edicioni për napolitanët e drejtuar nga Antonio Conte.
Ata arritën ta mposhtin Interin në garën për titull, edhe pse zikaltrit fituan gjithashtu 2-0 ndaj Comos.
Fitorja 2-0 mjaftoi që Napoli të siguronte titullin kampion për herë të katërt në histori në Serie A.
Ky është titulli i dytë i Rrahmanit me Napolin, pas triumfit të parë para dy sezonesh nën drejtimin e Luciano Spallettit.
Napoli e mbyll sezonin me 82 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Antonio Conte ka ndërtuar një skuadër jashtëzakonisht konkurruese brenda futbollit italian.s.n.



Të tjera
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamboll, Ambasada e Kosovës jep detaje
Përdorimi i telefonit e pajisjeve të tjera nuk e dëmton kujtesën, madje mund të ndihmojë
U la jashtë listës së kandidatëve të LDK-së, reagon Agim Veliu