Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha dje se vendimi i tij për të shpallur tarifa prej 50% për mallrat e BE-së nga 1 qershori nuk ishte një “taktikë negocimi”.

“Nuk po kërkoj një marrëveshje. Por sërish, nuk ka tarifë nëse ata ndërtojnë fabrikat e tyre këtu”, tha Trump në Uashington.

“Ata nuk na kanë trajtuar siç duhet. Ata nuk e kanë trajtuar siç duhet vendin tonë. Ata u bashkuan për të përfituar prej nesh”, tha presidenti amerikan, duke iu referuar shteteve anëtare të BE-së.

Trump i ka bërë tarifat një pikë qendrore të politikës së tij ekonomike – që kur u kthye në detyrë në janar – duke u kërkuar kompanive të huaja të zhvendosnin prodhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prill, ai prezantoi tarifa të përgjithshme prej 10% për të gjitha importet amerikane dhe kërcënoi me masa të mëtejshme për një gamë të gjerë vendesh dhe sektorësh.

Bashkimi Evropian që atëherë është bllokuar në negociata për të shmangur tarifat ndëshkuese, ndërsa përgatitet për kundërmasa për eksportet amerikane.

Trump kritikoi dje BE-në, duke thënë se blloku, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga SHBA-ja.

“Eksportet nga Bashkimi Evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – do t’i nënshtrohen një tarife prej 50%”, tha ai në “Truth Social”.

“Blloku, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar”, tha Trump duke kritikuar BE-në.

“Barrierat e tyre të fuqishme Tregtare, Taksat e TVSH-së, Gjobat qesharake të Korporatave, Barrierat Tregtare Jo-Monetare, Manipulimet Monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër Kompanive Amerikane dhe më shumë”, tha presidenti amerikan duke përshkruar një listë të gjatë ankesash, shkruan oranews.al.Presidenti Trump tha se bisedimet tregtare me Brukselin “nuk po shkonin gjëkundi” dhe se për këtë arsye ai kërkonte një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për të gjitha importet e BE-së – duke filluar nga 1 qershori.